Tragjedia, Franca nuk do të luajë kurrë futboll më 5 maj

Futboll

Tragjedia, Franca nuk do të luajë kurrë futboll më 5 maj

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 15:59
Tragjedia, Franca nuk do të luajë kurrë futboll më 5 maj

Parlamenti francez ka miratuar një projekt-ligj që përcakton se asnjë ndeshje e futbollit profesional nuk do të luhet në Francë më 5 maj.

Atë ditë, në vitin 1992, në fakt, gjatë gjysmëfinales së Kupës së Francës midis Bastia dhe Olympique Marseille, 19 persona vdiqën për shkak të shembjes së stadiumit të sapondërtuar “Armand Cesari” në Furiani. Senati votoi me ngritjen e dorës, pa ndryshime, tekstin e propozuar nga deputeti korsikan, Michel Castellani.

Po cila është kjo tragjedi dhe kronologjia e katastrofës?

Për gjysmëfinalen e Kupës kundër Olympique Marseille, menaxhmenti i Bastia donte të rriste kapacitetin e stadiumit të vet me 50%, meqë luante në atë kohë skuadrës më të fortë në ligën franceze.

Autoritetet lokale pranuan kërkesën, duke ndërtuar një tribunë të përkohshme prej 10.000 vendesh dhe heqjen e gardheve.

Para ndeshjes, tribuna u shemb, duke shkaktuar vdekjen e 19 personave dhe 2.357 të plagosurve. Ndeshja nuk u luajt. Më pas, Federata Franceze e Futbollit vendosi, në shenjë zie dhe në marrëveshje me klubet, të mos e rikuperonte sfidën, as ta luante finalen (për të cilën, Monaco ishte kualifikuar tashmë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat