Pioli: Këtë pozicion në renditje prisnim në fillim,

Futboll

Pioli: Këtë pozicion në renditje prisnim në fillim,

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:53
Pioli: Këtë pozicion në renditje prisnim në fillim,

“Ka qënë një periudhë pushimi e veçantë, por tashmë jemi mësuar. U mblodhëm të gjithë bashkë vetëm dje, por kemi përqëndrimin dhe dëshirën e duhur”.

Stefano Pioli është besimplotë dhe i vendosur në prag të sfidës kundër Veronës, që do të luhet nesër në “San Siro”:

“Kemi përballë një skuadër që është në formë dhe po arrin rezultate pozitive. Por, ne e kemi të qartë se duhet të luajmë siç bëmë në Bergamo, pasi përballë kemi një kundërshtar të ngjashëm me Atalantën, nëse merr në konsiderate cilësitë, presingun që ushtron dhe agresivitetin.

Ne jemi Milani, luajmë në shtëpi dhe do të marrim mbështetjen dhe energjinë e tifozëve tanë. Duhet të tregohemi të kujdesshsëm ndaj lojtarëve si Caprari, Barak apo Simeone, të cilin e kam stërvitur në Firenze”.

Në Champions nuk kanë ardhur akoma pikët e para, por në Serie A Milani qëndron në vendin e dytë pas kryesuesve të Napolit: “Këtë pozicion në renditje prisnim në fillim, të gjithë duan të fitojmë, por jemi kompetitiv.

Fati i keq që kemi humbur lojtarë për probleme fizike? Fati i keq ekziston vetëm për ata që e konsiderojnë veten të pafat. Kjo do të jetë një mundësi për të treguar cilësitë tona dhe për të përdorur karakteristika të ndryshme, të atyre që do të zbresin në fushën e blertë”.

Tekniku ka folur edhe për lojtarët në veçanti. “Tatarusanu do të luajë, është i vetmi titullar i sigurtë. Është një profesionist i madh. Ndërsa Mirantes i duhet të paktën edhe një javë, para se të fillojë të luajë.

Calabria ka disa ditë që stërvitet dhe është grumbulluar për këtë sfidë. Kessie dhe Bennacer janë gati për të zbritur në fushë. Ibrahimovic është më mirë. Nesër në mëngjes do të vendosim nëse do të grumbullohet apo jo. Giroud është rikuperuar plotësisht, por Brahim Diaz është në dyshim për ndeshjen e nesërme”.

“Shumë lojtarë po përmirësohen në fazën e finalizimit dhe kjo është e rëndësishme. Të rinjtë po e rrisin nivelin në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo i jep akoma më shumë besim grupit.

Krahasimet me Milanin që fitoi titullin? Mungon vetëm një gjë: fitimi i titullit. Pas 7 ndeshjeve kemi bërë më mirë se vitin e kaluar, por duhet të luajmë çdo ndeshje sikur të ishte e fundit”, ka përfunduar trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat