Dallku: Nuk jemi të kenaqur me grumbullimin e pikëve

Futboll

Dallku: Nuk jemi të kenaqur me grumbullimin e pikëve

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 15:33
Dallku: Nuk jemi të kenaqur me grumbullimin e pikëve

Njëra ndër ndeshjet kryesore të javës së 9-të, mes Dukagjinit dhe Malishevës përfundoi 2:0 në të mirë të skuadrës nga Klina.

Pas ndeshjes, trajneri Armend Dallku është prononcuar për media.

“Jam i kënaqur edhe me paraqitjen por edhe me rezultatin.

Ne provuam shumë dhe kemi pasur raste sidomos në pjesën e parë, kur kemi humbur edhe gol me portën bosh.

Unë i përgëzoj djemtë për këtë fitore dhe tifozët që na kanë ndjekur gjatë gjithë kohës”.

“Ne nuk jemi të kenaqur me grumbullimin e pikëve, pasi kemi bërë vulum në çdo ndeshje, kemi dominuar kundërshtarët dhe na kanë demtuar në disa raste, por edhe kemi pasur mungesa të lojtarëve ku disa shkak lendimit e disa shkak kartonave. Mendoj që kjo fitore e jona do të jetë pikë kthese për Dukagjinin”, ka thënë ai për Art Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat