Real Madrid në ‘sulm’ për drejtorin sportiv të Liverpoolit

Futboll

Real Madrid në ‘sulm’ për drejtorin sportiv të Liverpoolit

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 20:15
Real Madrid në ‘sulm’ për drejtorin sportiv të Liverpoolit

Real Madrid është i interesuar për të siguruar shërbimet e drejtorit sportiv të Liverpoolit, Michael Edwards.

Edwards ka luajtur një rol të madh te “Reds” që nga viti 2016, duke sjellë lojtarë të nivelit të lartë që i ndihmoi klubit anglez të fitojnë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, është raportuar se anglezi është duke menduar largimin nga “Anfield”, kur kontrata t’i skadon në fundin e sezonit.

Sipas The Sun, Real do bëjë lëvizjen në rast që bëhet e qartë se 41-vjeçari është gati për një sfidë tjetër.

Planet e “Galaktikëve” në afatin veror janë dokumentuar, por presidenti Florentino Perez beson që Edwards do t’iu ndihmonte në prapaskena.

Në të kaluarën, trajneri Jurgen Klopp ka mohuar mundësinë e largimit të Edwards.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat