Ahmeti: Federata e Futbollit është kthyer në atë të boksit?

Futboll

Ahmeti: Federata e Futbollit është kthyer në atë të boksit?

Nga: K.G. Më: 21 tetor 2021 Në ora: 21:09
Ahmeti: Federata e Futbollit është kthyer në atë të boksit?

Ish-zëvendëssekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti, përmes një postimit godet Federatën e Futbollit të Kosovës. 

Ai është i revoltuar me këtë institucion që nga koha kur u largua.  

“Federata e Futbollit është kthyer në atë të boksit?

Deri para tri viteve të gjitha mediat flisnin, shkruanin  për sukseset e futbollit kurse tani prej kur është uzurpuar karriga e kryetarit nga Agim Ademi lajmet janë për keqpërdorime, marrveshje të dyshimta, rrahje..!

Sipas shkrimeve: Rrahet sekretari nga kryetari, sulmohet drejtori nga Kryetari, kryetari sulmon fizikisht dhe psiqikisht asistenten e sekretarit, rrahet kryetari me referin, pastaj rrahjet vazhdojnë në stafin administrativ ku rrihen mes vete zyrtarët e FFK-së në seli të FFK-së. Kryetari sulmon doktorin e Kombëtares, avazi i kryetarit kalon në kampin e Kombëtares ku lojtarët rrahen mes vete! 
Pastaj del dikush e rrah edhe kryetarin!!!!

Në çfarë niveli e kanë sjellë një nga institucionet më kredibile qe ka pas Kosova.

Dikur mburreshim me punën e Fadil Vokrrit trashëgimin që na e la, sot me FFK është bërë për të të ardhur keq.
Ndryshimi është i domosdoshëm!”,
reagon Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat