Biznesmeni 67-vjeçari shpallet fajtor për vdekjen e lojtarit

Futboll

Biznesmeni 67-vjeçari shpallet fajtor për vdekjen e lojtarit

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 14:14
Biznesmeni 67-vjeçari shpallet fajtor për vdekjen e lojtarit

Biznesmeni i cili e organizoi fluturimin, në të cilin vdiq futbollisti Emiliano Sala, është shpallur fajtor për rrezikimin e sigurisë së aeroplanit nga një gjykatë në Uells.

Sala dhe piloti David Ibbotson humbën jetën kur aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Kanalin Anglez në janar të vitit 2019.

David Henderson, një biznesmen 67-vjeçar Yorkshire në Angli, u shpall fajtor të enjten nga Gjykata e Kardifit në Uells.

Ai e kishte pranuar se kishte tentuar ta aranzhonte një fluturim për një pasagjer pa leje apo autorizim.

Jurisë iu deshën shtatë orë e gjysmë për ta shpallur fajtor Hendersonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat