Maqedonia e Veriut paraqitet me 8 shqiptarë kundër Serbisë, ky është rezultati

Futboll

Maqedonia e Veriut paraqitet me 8 shqiptarë kundër Serbisë, ky është rezultati

Nga: K.Goca Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 17:28
Maqedonia e Veriut paraqitet me 8 shqiptarë kundër Serbisë, ky është rezultati

Filloi turneu kualifikues Kampionatin Evropian U-19, Maqedonia e Veriut U-19, e drejtuar nga përzgjedhësi Dashmir Beari, ishin të pafat, pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Serbia U-19.

Në minutën e 78-të, futbollisti Behar Feta shënon për Maqedoninë dhe Ognjen Ajdar (56’ e 65’-nga penalltia) për rivalin.

Ndeshja e Grupit 7-të, u luajt në Elbasan. 

Maqedonia u paraqitë me 8 shqiptarë (gjashtë titullarë): Reshat Ramadani, Samet Rexhepi, Xhemil Jahiji (Zufer Shaini 81’), Oktaj Rakipi, (Besar Goxhufi 61’), Behar Feta dhe Dashmir Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat