Inzaghi: Milani e Napoli me hap gjiganti, kam keqardhje për duelet direkte

Futboll

Inzaghi: Milani e Napoli me hap gjiganti, kam keqardhje për duelet direkte

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 17:54
Simone Inzaghi

Simone Inzaghi ka dalë para mediave në prag të ndeshjes që Interi luan nesër në orën 18:00 kundër Napolit në “San Siro”.

Teknikut i kanë mbetur merak ndeshjet e mëpërashme me rivalët direktë, ndërkohë që vlerëson Napolin e Milanin për ecurinë e deritanishme.

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, si ajo kundër Milanit, për renditjen në kampionat. Guximi dhe motivimi bëjnë diferencën, sepse e di që po luan sërish përballë një skuadre të madhe. Kemi bërë një paraqitje shumë të mirë në Serie A. Kemi vetëm 2 pikë më pak se vitin e kaluar, por kemi luajtur më shumë ndeshje jashtë deri tani.

Milani dhe Napoli po mbajnë një hap gjiganti, që ka vite që nuk shihej në Itali. Meritonim më shumë në sfidat kundër Atalantës, Juventusit dhe Milanit, por morëm vetëm tre barazime. Duhet të përmirësohemi në ndeshjet direkte, duke nisur që nesër”, tha Inzaghi mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat