Chelsea turpëron Juventusin, Barcelona zhgënjen! Dramë në Bernë  

Futboll

Chelsea turpëron Juventusin, Barcelona zhgënjen! Dramë në Bernë  

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 21:31
Chelsea

(E plotësuar) –  Kampioni në fuqi i Evropës, Chelsea, turpëron me rezultat 4:0 Juventusin, në ndeshjen e xhiros së parafundit (të pestë) të Champions League në futboll.

Chelsea shënon fitore e 4 nga pesë ndeshje, ka vetëm një humbje, ka shënuar 10 gola e pësuar vetëm 1, duke kryesuar renditjen me 12 pikë në Grupin H; sa ka edhe Juventusi në pozitën e dytë, dy skuadra që veç e kanë të siguruar kualifikimin në të tetën e finales.

Në minutën e 25-të, Trevoh Chalobah shënon për Chelsean. Tre minuta më vonë (28’), fat për Chelsean. Thiago Silva shpëton Chelsean, hoqi topin nga vija fatale, ia mohon golin Moratas.

Image

Chelsea

Në pjesën e dytë, të kaltrit shënuan edhe tri herë përmes Reece James (56’), Hudson-Odoi (58’) e Werner (90+5’).

Barcelona zhgënjen si vendas, ndahet baras 0:0 me Benfica-n. 

Image

Barcelona - Benfica

Barcelona zë vendin e dytë me 7 pikë e Benfica të tretin me 5 sosh në kuadër të Grupit E. 

Dramë në Bernë të Zvicrës. Young Boys barazon me rezultat 3:3 me Atalantën.  

Berat Gjimshiti u aktivizua në minutën e 71-të për Atalantën, të cilës i rrëshqiti fitorja në finish, barazuan 3:3.

Skuadra italiane ishte në epërsi me 1:2 deri në minutën e 80-të, por pësuan dy gola në finish, megjithatë barazuan në fund 3:3. 

Image

Young Boys - Atalanta

Për Atalantën shënuan Zapata (10'), Palomino (51'), Mueril (88’)dhe për Young Boysin Siebatcheu (39'), Sierro (80') e Gefti (84').

Grupi E
Barcelona – Benfica 0:0 (0:0)
Dynamo (K) –Bayerni 1:2 (0:2)

Tabela
1.Bayern    5    5    0    0    19:3
2. Barcelona    5    2    1    2    2:6    7
3. Benfica    5    1    2    2    5:9    5
4. Dyn. Kyiv    5    0    1    4    1:9    1

Grupi F
Villareal - Manchester Utd 0:2 (0:0)
Young Boys – Atalanta 3:3 (1:1)

Tabela
1. Manchester Utd    5    3    1    1    10:7    10
2. Villarreal    5    2    1    2    9:7    7
2. Atalanta    5    1    3    1    10:10 6
4. Young Boys    5    1    1    3    6:11    4

Grupi G
Sevilla – Wolfsburgu 2:0 (1:0)
Lille – Salzburg 1:0 (1:0)

Tabela
1. Lille    5    2    2    1    4:3    8
2. Salzburg    5    2    1    2    7:6    7
3. Sevilla    5    1    3    1    5:4    6
4. Wolfsburg    5    1    2    2    4:7    5

Grupi H
Chelsea – Juventus 4:0 (1:0)
Malmo – Zeniti 1:1 (1:0)

Tabela
1. Chelsea    5    4    0    1    10:1    12
2. Juventus    5    4    0    1    9:6    12
3. Zenit    5    1    1    3    7:7    4
4. Malmo FF    5    0    1    4    1:13    1

////////////////////////////////////////////////

84' Nuk ka gol ende në Barcelonë.

Grupi E
Barcelona - Benfica 0:0
Dynamo (K) –Bayerni 1:2 (0:2)

Grupi F
Villareal - Manchester Utd 0:2 (0:0)
Young Boys - Atalanta 2:2

Grupi G
Sevilla - Wolfsburgu 1:0
Lille - Salzburg 1:0

Grupi H
Chelsea - Juventus 3:0
Malmo - Zeniti 1:0

79' Benfica është shumë barazimit në Camp Nou.

75' Chelsea drejt fitores.

69' Benfica po i reziston Barcelonës.

63' Juventusi po pëson fiasko.

58' Kampioni i Evropës, Cheklsea, avancon me 3:0 ndaj Juventusit. Hudson-Odoi  shënon për 3:0.

56' Reece James dyfishon epërsinë e Chelseat ndaj Juventusit. 

55' Barcelona po lufton por ende nuk po e gjen golin.

52' ndeshje e luftuar mes Chelseas e Juventusit.

48' Barcelona e do golin me ngulm.

Përfundojnë pjesët e para. 

Në 45 minutat e parë, Barcelona dominoi por nuk shënoi (0:0) në portën e Benfica-s.

Chelsea është në epërsi mw 1:0 ndaj Juventusit.

43' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit të pjesës së parë.

39' Jordan Siebatcheu shënon për Young Boys, barazon rezultatin 1:1 me Atalantën.  

38' Juventusi kërkon barazimin.

35' Barcelona po has në telashe.

31' Ndeshje interesante.

25' Trevoh Chalobah shënon për Chelsean. Chelsea - Juventusi 1:0.24' Chelsea - Juventus, ende nuk ka gola.

19' Ndeshjet me rivalitet.

17' Barcelona - Benfica e Cheksea - Juventus, nuk ka gola.

13' Sevilla avancon me golin e  Joan Jordan, i cili shënoi në minutën e 13-të. Sevilla - Wolfsburg 1:0.

12' Barcelona ende nuk ka shënuar.

10' Atalanta avancon me 0:1 ndaj Young Boysit. Autor i golit është Duvan Zapata.  

8' Barcelona kërkon sa më shpejt golin e epërsisë.

5' Secila ndeshje ka rivalitetin e vet.

2' Nuk ka gola në asnjë ndeshje.

Fillojnë ndeshjet.

Barcelona kërkon fitore me çdo kusht ndaj Benfica-s sepse çdo rezultate tjetër e rrezikon. 
Barcelona është në vend të dytë me 6 pikë dhe ka dy më shumë se Benfica në Grupin E.

Sfidë e nxehtë është edhe mes Chelseas e Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat