Paçarada fiton sfidën emocionale, St. Pauli rikthehet në krye të Bundesliga II

Futboll

Paçarada fiton sfidën emocionale, St. Pauli rikthehet në krye të Bundesliga II

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 20:35
Paçarada fiton sfidën emocionale, St. Pauli rikthehet në krye të Bundesliga II

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, me St. Paulin rikthehen në krye të tabelës në Bundesliga II. 

Për Paçaradën ka qenë ndeshje emocionale, sepse u takua me ish ekipin e tij, Sandhausen, ku kishte kaluar shumë vite të suksesshme.

St. Pauli shënoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Sandhausenit. 

Futbollistët Burgstaller (2'), Kyereh (14' e 79') realizuan për St. Paulin dhe Hohn (67') shënoi për Sandhusenin.

Paçarada, si zakonisht luajti standard, ndërsa Bashkim Ajdini u paraqit deri në minutën e 87-të për Sandhausenin. 

Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 42-ë. 

Pas 14 jave, St. Pauli kryeson me 29 pikë, duke lënë pas Darmstandt me 26 e Sandhausen është i 17-ti me 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat