​Tuchel thotë se është shumë i lumtur për barazimin me Manchester United

Futboll

​Tuchel thotë se është shumë i lumtur për barazimin me Manchester United

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 20:51
​Tuchel thotë se është shumë i lumtur për barazimin me Manchester United

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka thënë se ishte shumë i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në barazimin 1-1 kundër Manchester United të dielën.

“Blutë” dominuan lojën dhe morën vetëm tre goditje brenda kuadratit të portës gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa vetë kishin mbi 20 goditje.

Pavarësisht kësaj, ata arritën vetëm të marrin vetëm një pikë, kryesisht për shkak të Jorginhos që ua dhuroi vizitorëve një gol dukë bërë një gabim fatal në mesfushë, përcjellë KosovaPress.

Duke folur pas ndeshjes, Tuchel këmbënguli se ishte i lumtur me atë që kishte parë nga Chelsea.

"I lumtur me performancën. Pashë përpjekje të mëdha, intensitet të madh. Kishim kaq shumë rikuperime të topit në gjysmën e kundërshtarit. Ne bëmë presion të madh dhe kontrolluam kundërsulmet e tyre" tha ai për “Sky Sports”.

"Ne ishim të guximshëm përball tyre. Nëse nuk shënon, gjithmonë je pak mbrapa sepse e ndjen se je skuadra më e fortë, sidomos kur luan në pjesën e kundërshtarit. Kemi pasur dy-tre raste të mira që duhet t'i kishim shfrytëzuar, por në përgjithësi jam shumë i lumtur. Isha pak i befasuar, sepse kishim aq shumë rikuperime të topit, por kjo nuk i kthye pastaj në një rezultat pozitiv”, tha në fund Tuchel.

Chelsea është lider i tabelës në Premier Ligë me 30 pikë pas 13 ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat