Veseli me Salarnitanën mposhten nga Juventusi

Futboll

Veseli me Salarnitanën mposhten nga Juventusi

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 22:37
Veseli me Salarnitanën mposhten nga Juventusi

Futbollisti shqiptar, Frederik Veseli, është paraqitur nga minuta e parë për Salernitanën por mbeten duarthatë në konakun e tyre. 

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Salernitanës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Arechi" në Salerno. 

Dybala në minutën e 21-të nga rreth 17-18 metra shënon gol të bukur, dhe Morata në atë të 70-tën realizon për fitoren e "Zonjës së Vjetër". 

Në minutën e 90+4. Dybala dështon nga penalltia. 

Juve kthehet me fitore pas humbjes së javës së kaluar me 0:1 nga Atalanta. 

Juventusi renditet në vend të 7-të me 24 pikë pas 15 jave në Serie A dhe Salernitana në fund me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat