Mirlind Daku hero i Osijekut, kualifikohen në gjysmëfinale

Futboll

Mirlind Daku hero i Osijekut, kualifikohen në gjysmëfinale

Nga: K.Goca Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 20:57
Mirlind Daku hero i Osijekut, kualifikohen në gjysmëfinale

Ish futbollisti i Llapit dhe Ballkanit, Mirlind Daku, po luan me sukses në petkun e skuadrës kroate Osijeku.

Mirlind Daku është protagonist që Osijeku u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë. 

Osijeku triumfoi me penallti 5:4 ndaj Slaven Belupos.

Daku gjuajti nga penalltia e fundit, duke ia siguruar fitoren me 6:5. 

Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi 0:0.

Një ndeshje me dy penallti të humbura në kohën e rregullt, Krstanoviç i Sllaven (71') e Bockaj i Osijekut (85'). 

Po ashtu edhe dy lojtarë u ndëshkuan me kartona të kuq, Zaper i Osijekut në minutën e 94-të e Kvziç i Slaven në atë të 108-tën.

Daku u paraqit nga minuta e 71-të. Osijeku do të takohet me Hajdukun në kuadër të gjysmëfinales. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat