Milani humbet liderin e mbrojtjes, Ibra barazon rekordin e veçantë

Futboll

Milani humbet liderin e mbrojtjes, Ibra barazon rekordin e veçantë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:28
Milani humbet liderin e mbrojtjes, Ibra barazon rekordin e veçantë

Milani nuk ka marrë asnjë pikë në dy ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa sot po fiton 0-3 në transfertë kundër Genoas së Andriy Shevchenkos.

Takimi nisi keq për kuqezinjtë e Piolit, që humbën shërbimet e Simon Kjaer në minutën e katërt. Lideri i prapavijës pësoi një dëmtim që në minutën e parë dhe u detyrua t’i linte vendin Matteo Gabbias.

Lojtari danez u largua nga fusha me barelë, me mediat italiane që raportojnë se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë.

Zlatan Ibrahimoviç zhbllokoi rezultatin në minutën e dhjetë, ndërsa Messiah dyfishoi me kokë në minutat shtesë të fraksionit të parë të sfidës.

Rikthehemi te Ibrahimovic, i cili gjeti golin e gjashtë sezonal pas një ekzekutimi perfekt të një goditje dënimi.

Gjiganti suedez ka barazuar një rekord të Silvio Piolës, duke gjetur golin numër 31 në Serie A pasi moshës 38-vjeçare.

Ibra festoi 40-vjetorin e lindjes më 3 tetor, por sulmuesi i famshëm po kalon një formë të shkëlqyer sportive, duke treguar se mosha është vetëm një numër për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat