Tremben te Milani, shtylla e mbrojtjes do të operohet nesër

Futboll

Tremben te Milani, shtylla e mbrojtjes do të operohet nesër

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:44
Simon Kjaer

Stefano Pioli ka marrë një lajm të keq.

Pas kontrolleve mjekësore që ka bërë mbrojtësi Simon Kjaer i dëmtuar në ndeshjen e djeshme kundër Genoa.

Danezi ka probleme me ligamentin dhe mjekët e kanë këshilluar të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale dhe do ta bëjë nesër.

Mediat në Itali nuk e saktësojnë dot kohën e rikuperimit të Kjaer, që e ka mbyllur vitin, dhe nesër do të ketë një version zyrtar nga Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat