Nuhiu: Ne do të kemi vetëm një mungesë kundër Prishtinës 

Futboll

Nuhiu: Ne do të kemi vetëm një mungesë kundër Prishtinës 

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 18:29
Nuhiu: Ne do të kemi vetëm një mungesë kundër Prishtinës 

Kryetrajneri i Dritësn nga Gjilani, Ardian Nuhiu, e njeh fort mirë Prishtinën, me të cilën takohen nesër në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Ai në konferencë shpreh optimizmin para kësaj sfide. Nuhiu theksoi se nesër pritet një ndeshje e luftuar, marrë parasysh kualitetet e skuadrave. 

Megjithatë, sipas tij Drita është gati dhe me potencialin që ka duhet shfrytëzuar çdo mundësi që mund të krijohet.

“Nesër pres një ndeshje të fortë, një futboll kualitativ sepse takohen dy skuadra që kanë kualitet brenda vetës. Tashmë Prishtina po luan ndryshe me trajnerin e ri dhe për këtë kemi analizuar dy ndeshjet e fundit nën drejtimin e tij.

E dijmë që ndeshje të tilla i vendos një detaj i vogël, prandaj kemi analizuar në detaje dhe skuadra jonë është gati. Ne do të kemi vetëm një mungesë, djemtë janë të motivuar dhe e dijmë se na prêt një ndeshje e luftuar, e cila do përqendrim maksimal, nuk pranon gabime dhe duhet shfrytëzuar ajo sado pak që mund të na krijohet”, ka theksuar Nuhiu. 

Nuhiu foli edhe për dy ndeshjet e kaluara në të cilat klubi ynë shënoi fitore, duke theksuar se motivi dhe përqendrimi të skuadra është evident.

“Vijmë nga dy fitore dhe motivi te djemtë është prezentë, jemi gati për një ndeshje të luftuar dhe të bukur.

Mendoj dhe besoj që do jemi në maksimumin tonë dhe të shfrytëzojmë potencialin që kemi. Ndeshja do përqendrim do të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm kemi përgatitur skuadrën që të shfrytëzojmë në maksimum hapësirat që mund se ku duhet që ti mbyllim pikat e tyre të forta dhe të shfrytëzojmë ato hapësira që na krijohen. Nuk do të ikim nga loja dhe filozofia jonë”, ka përfunduar Nuhiu.

Te Drita janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përpos Ilir Blakçorit i cili do të mungojë, cilësitë e së cilit i vlerësoi trajneri Nuhiu.

Ndeshja FC Prishtina - FC Drita zhvillohet të dielën, ora 13:30 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat