Sonte zhvillohet derbi i madh shqiptar, Partizani – Tirana

Futboll

Sonte zhvillohet derbi i madh shqiptar, Partizani – Tirana

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Sonte zhvillohet derbi i madh shqiptar, Partizani – Tirana

Sonte në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania” luhet derbi i fundit i kryeqytetit për këtë vit kalendarik.

Partizani luan si pritës ndaj Tiranës në një ndeshje që i gjen skuadrat në gjendje të ndryshme, por të dyja kanë nevojë të madhe për mbështetjen e tifozëve, sidomos në një sfidë të tillë.

Shitja e biletave ka ecur me ritme të kënaqshme. Panorama ka mësuar se deri mbrëmjen e djeshme janë shitur rreth 5 mijë të tilla.

Biletat mund t’i sigurohen në biletarinë në “Selman Stermasi” nga ora 10:00 deri në 19:00.

Por, ka edhe një risi. Klubi i kuq bën me dije se është hapur më në fund sporteli në “Air Albania” dhe biletat mund të sigurohen edhe atje, nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ditën e ndeshjes biletat pranë stadiumit “Air Albania” mund të blihen nga ora 10:00 deri në 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat