Florentino Perez zgjedh blerjen e shekullit të Real Madrid dhe nuk është CR7

Futboll

Florentino Perez zgjedh blerjen e shekullit të Real Madrid dhe nuk është CR7

Më: 2 janar 2022 Në ora: 09:11
Florentino Perez

Një lajm i pabesueshëm ka ardhur nga Gjermania.

Sipas menaxherit të Toni Kroos, Florentino Perez e konsideron mesfushorin gjerman si blerjen e shekullit të Los Blancos dhe jo Cristiano Ronaldo-n.

Volke Struth, i cili kujdeset për interesat e kampionit të botës në 2014-ën, ka folur në podcast-in OMR për marrëdhënien e tij me numrin një të klubit madrilen.

Dhe ka shpjeguar se Florentino është shumë ndryshe në krahasim me mënyrës i perceptohet nga publiku.

“Është një person shumë i kënaqshëm dhe me një histori jete të jashtëzakonshme. Është një sipërmarrës shumë i suksesshëm, por edhe shumë njerëzor”, ka thënë Struth.

“Më ka shpjeguar pse Toni Kroos është blerja e shekullit e Real Madrid”.

Pse? Struth nuk ka hyrë në detaje, por fakti që gjermani është akoma në Madrid  do të thotë diçka. Sigurisht, mesfushori është marrë për një çmim të ulët (30 milionë euro në 2014-ën, menjëherë pas botërorit), por edhe për fajin e Bayern-it që nuk ka dashur t’i rinovojë kontratën.

Nëse shihet raporti mes kartonit (dhe rrogës) dhe rezultateve, është e lehtë të kuptohet pse gjermani mund të konsiderohet belrja e shekullit. Më pas mendohet për atë që ka përfaqësuar Cristiano Ronaldo për Real-in.

Në këtë pikë pyetja mbetet: mos ndoshta Florentino është akoma i hidhëruar nga lamtumira e portugezit?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat