Rrahmani me Napolin i marrin pikë Juventusit në Torino

Futboll

Rrahmani me Napolin i marrin pikë Juventusit në Torino

Nga: Kemajl Goca Më: 6 janar 2022 Në ora: 22:39
Rrahmani me Napolin i marrin pikë Juventusit në Torino

Përballja mes Juventusit dhe Napolit përfundon pa fitues (1:1). 

Pikë e madhe për Napolin e reprezentuesit të Kosovës, Amir Rrahmani.

Të parët në epërsi kaluan napolitanët në minutën e 23-të. 

Futbollisti Mertens shënon pas asistimit të Politanos. 

Në vazhdim “Zonja e Vjetër” barazon rezultatin.

Në minutën e 54-të, Chiesa shënon nga rreth 15 metra në këndin e djathtë të poshtëm (1:1) duke e shmang humbjen e Juves.

Amir Rrahmani luajti standard duke u angazhuar maksimalisht për këtë pikë shumë të vlefshme.

Pas javës së 20-të në Serie A,  Napoli është në vend të tretë me 40 pikë e Juventusi në të pestin me 35.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat