Pochettino nuk ka gjetur rehati te Parisi

Futboll

Pochettino nuk ka gjetur rehati te Parisi

Më: 8 janar 2022 Në ora: 12:03
Pochettino nuk ka gjetur rehati te Parisi

Mauricio Pochettino nuk ka gjetur rehati te Paris Saint Germain.

Sipas The Times, trajneri i Manchester United për sezonin 2022/23 mund të jetë Ten Hag, aktualisht në Ajax.

Por, nga Anglia vazhdojnë të insistojnë se Mauricio Pochettino është i zgjedhuri i djajve të kuq, pasi është pothuajse e pamundur që Rangnick të vazhdojë me Man Unitedin edhe sezonin tjetër.

Edhe më të besueshme bëhen këto spekulimeve kur emri i Zinedine Zidane lidhet me stolin e PSG-së.

Pochettino nuk ka gjetur rehatinë te Parisi dhe klubi do të dëshironte të nënshkruajë me Zidanen që është trajner i lirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat