Gazetari e njofton me rekordin e Alex Ferguson – shokohet Pep Guardiola

Futboll

Gazetari e njofton me rekordin e Alex Ferguson – shokohet Pep Guardiola

Më: 16 janar 2022 Në ora: 17:34
Gazetari e njofton me rekordin e Alex Ferguson – shokohet Pep Guardiola

Pep Guardiola është padyshim një nga trajnerët më të mirë që ka parë Premier League, nëse jo më i miri.

Trajneri spanjoll po prinë Manchester City drejt një titulli tjetër të kampionit, duke vendosur rekorde të njëpasnjëshme.

Guardiola është shpallur trajneri i muajit (dhjetor), pasi mori shtatë fitore me skuadrën e tij.

Ai numëron tashmë 12 çmime ‘Trajneri i muajit’, me vetëm Wenger e Ferguson që kanë më shumë. Pas ndeshjes, gazetarët hapën këtë temë.

Guardiola me shaka tha “Kujdes Sir Alex, po vij për rekordin”. Por, përgjigja e gazetarit e shokoi.

“Sir Alex ka fituar 27 herë këtë çmim”, i tha gazetari. “Sa ka fituar? Oh Zot”, reagoi Guardiola.

“Në rregull, i takon atij. Unë nuk do ta ndjek atë, sigurisht”, shtoi spanjolli.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka filluar të konsiderohet si një nga skuadrat më të mira që ka parë futbolli anglez.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat