Depay ende nuk e ka treguar vetën te Barcelona

Futboll

Depay ende nuk e ka treguar vetën te Barcelona

Më: 16 janar 2022 Në ora: 19:36
Depay ende nuk e ka treguar vetën te Barcelona

Memphis Depay është duke pasur një momente të vështira në Barcelonë, pasi që nga një lojtar kyç dhe favorit sa ishte Ronald Koeman tashmë është bërë lojtar periferik dhe pa shumë ndeshje të mira kur skuadrën po e drejton Xavi Hernandez.

Mirëpo, Barcelona ende ka besim në holandezin dhe ata kanë në plan ta mbajnë atë në Camp Nou, duke shpresuar se do të zbulojë formën e tij si në fillim të sezonit dhe do të tregojë që është ai lojtar i mirë si në Lyon.

Ka pasur shumë pritje nga Memphis kur ai nënshkroi për Barcelonën, kurse pritjet ishin më të mëdha kur Lionel Messi u largua nga klubi. Ai nuk ishte i frikësuar, derisa mori përsipër që t’i prijë skuadrës përpara me numrin 9 në shpinë.

27 vjeçari shënoi disa gola në fillim të sezonit dhe një anketë e marcas tregoi që 71 për qind e tifozëve besonin që ai do të ishte lojtari i parë më i mirë i Barcelonës. Shitja e fanellës së tij po ashtu kishte popullaritet.

Mempish kurrë nuk kishte hezituar t’i bartke përgjegjësitë që kishte, madje doli në rrjetet sociale për të folur për atmosferën në zhveshtore pas humbjes së parë në El Clasico kundër Real Madridit. Ishte e qartë që Memphis po e shijonte jetën e tij në Barcelonë, si dhe ishte përshtatur me jetën e qytetit të ri dhe me atë në klub.

Nga minuta e parë, Memphis e gjeti formën në Kataloni dhe dukej i pandalshëm derisa bëri një sulm të fuqishëm me kokë për Blaugranan. Ai shënoi, bëri pasime dhe kontribuoi shumë për skuadrën e tij.

Por, forma e tij ka rënë javët e fundit dhe lëndimi i tij nuk po e ndihmon. Për herë të fundit ai luajti vetëm 29 minuta në gjysmëfinalen e Kupës së Francës, ku ai përsëri ishte i dëshpëruar duke u lënë përsëri në bankinë dhe duke mos startuar nga fillimi.

Edhe pse Memphis nuk ishte duke kaluar momente të mira, Barcelona vazhdon të besojë që ai do të kthehet në më të mirën e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat