Milan mposhtet nga Spezia pas golit të minutës së fundit

Futboll

Milan mposhtet nga Spezia pas golit të minutës së fundit

Më: 17 janar 2022 Në ora: 20:46
Zlatan Ibrahimovic

Milan është mposhtur nga Spezia.

Spezia ka marrë një fitore dramatike në ‘San Siro’, me rezultat 1:2 përballë skuadrës së Milan.

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga Rafael Leao, në minutën 45+1’, për epërsinë e Milan.

Por, kjo epërsi nuk u ruajt dhe u përmbys në pjesën e dytë nga Spezia, me disa vendime të gjyqtarit që nxitën shumë reagime.

Fillimisht barazoi Agudelo në minutën e 46’, kurse goditjen e nokautit e dha Gyasi në 90+5’.

Dramatike e bën fitoren fakti që Messias shënoi në minutën e 93’, por gjyqtari ndërpreu ndeshjen për një faull në favor të Milanit. Lojtarët kërkonin avantazhin për të pranuar golin.

Milan mbetet tashmë me 48 pikë, kurse Spezia ngritët në kuotën e 22 pikëve në 22 ndeshje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat