Presin që Franck Kessie të fitojë përballjen...

Futboll

Presin që Franck Kessie të fitojë përballjen...

Më: 18 janar 2022 Në ora: 11:28
Presin që Franck Kessie të fitojë përballjen...

Algjeria është kampionia në fuqi e Afrikës, por edicionin aktual e ka nisur shumë keq, pasi ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e para dhe rrezikon të eliminohet që në fazën e grupeve.

Ndeshja e fundit do të jetë ajo përballë Bregut të Fildishtë, ku Algjeria është e dënuar të fitojë për t’u kualifikuar më tej, pasi në të kundërt yje si Mahrez, Bennacer, etj., do të duhet të kthehen para kohe në klubet e tyre.

Me mjaft interes do ta ndjekin këtë ndeshje edhe drejtuesit e Milanit, të cilët presin që Franck Kessie të fitojë përballjen ndaj Bennacer dhe të kthejë algjerianin menjëherë nën urdhrat e Stefano Piolit, i cili është vërtetë në telashe për shkak të mungesave të shumta.

Vlen të theksohet se Algjeria numëronte plot 35 ndeshje pa humbje, por u thye pikërisht dy ditë më parë nga Guinea Ekuatoriale, me rezultatin minimal 1-0, duke mos arritur dot rekordin e Italisë së Mancinit me 37 takime pa humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat