Sulm ndaj ish-të dashurës dhe motrës së saj, gjyqi shtyhet

Futboll

Sulm ndaj ish-të dashurës dhe motrës së saj, gjyqi shtyhet

Më: 18 janar 2022 Në ora: 15:40
Sulm ndaj ish-të dashurës dhe motrës së saj, gjyqi shtyhet

Gjyqi i Ryan Giggs shyhet për në datën 8 gusht për shkak të mungesës së hapsirës gjyqësore. Giggs do të dilte në gjyq në Gjykatën e Kurorës së Manchesterit më 24 janar, i akuzar për sulmin ndaj ish-të dashurës së tij.

Mirëpo, në seancën paraprake u tha se në objek nuk kishte vend për rastin. Avokati i Giggs, Chris Daë, tha se klienti i tij është jashtëzakonisht i zhgënjyer.

Të gjitha palët ranë darkord për datën e rë dhe gjyqi pritet të zgjasë të paktën 5 ditë.

Ish-lojtari i Manchester United është deklaruar i pafajshëm për të dyja akuzat e ngritura ndaj tij, sulmin ndaj ish-te dashurës dhe motrës së ish-të dashurës.

Ryan Giggs është një lojtarët më të sukseshëm në futbollin britanik pas 24 vitesh te Manchester United. Ai u emërua OBE në 2007. Ai ka qenë asistent te United mes viteve 2014-2016. Më pas u emërua trajner i kombëtares së Uellsit ku u largua nga detyra pikërisht për shkak të këtij procesi ligjor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat