Talenti i madh shqiptar firmos me ekipin zviceran 

Futboll

Talenti i madh shqiptar firmos me ekipin zviceran 

Nga: K.G. Më: 27 janar 2022 Në ora: 17:50
Ardon Jashari - majtas dhe Luca Jaquez - djathtas

Qendërmbrojtësi Luca Jaquez dhe mesfushori Ardon Jashari nënshkruan kontratat e tyre të para profesionale me FC Luzern, të cilat do të zgjasin deri më 30 qershor të vitit 2025, njofton faqja e FC Luzern, anëtar i elitës së futbollit zviceran.

Jashari ka qenë kapiten i ekipit U-21 të Zvicrës.

Ardon Jashari (19-vjeçar) është prej lojtarëve që impresionon me lojë. 

Mesfushori shquhet me teknik dhe impresionoi me paraqitjet e mira në përgatitje për gjysmën e dytë të sezonit 2021/22.

“Luca dhe Ardon konfirmuan zhvillimin e tyre pozitiv gjatë përgatitjes”, thotë drejtori sportiv i FCL, Remo Meyer.

"Të dy lojtarët kanë potencial të madh dhe ne duam t'i ndihmojmë ata që të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë plotësisht këtë në të ardhmen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat