Kryesia e FFSHGJ-së: Skënder Selmani dha kontribut shumë të madh për futbollin e Kosovës

Futboll

Kryesia e FFSHGJ-së: Skënder Selmani dha kontribut shumë të madh për futbollin e Kosovës

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:41
Kryesia e FFSHGJ-së: Skënder Selmani dha kontribut shumë të madh për futbollin e Kosovës

Kryesia e Federatës e Futbollit Shqiptar në Gjermani është e tronditur me ikjen në amshim të veprimtarit të futbollit dhe donatorit të palodhshëm në vitet e 90-ta, Skënder Selmani, ish anëtar i kryesisë së FFK-së së parë. 

“Kryesia e FFSHGJ ngushëllon familjen Selmani! 

Lajmi për vdekjen e Skender Selmanit, njerit prej themeluesve te FFK-se ne vitet e 90-ta dhe kontribues i madh i futbollit te Kosoves u prit me dhembje nga strukturat futbollistike te shqiptareve ne Gjermani e me gjere.

Skënder Selmani ishte njeri që dha kontribut shumë të madh për futbollin e Kosovës.

Ai ne vitet më të rënda, në vitet më të rëndësishme nuk kurseu kohën e mjetet materiale për të ndihmuar futbollistët e Kosovës.
Ishte anëtar i Kryesisë së parë të FFK-së së pavarur në vitet e 90-ta dhe deri në vdekje asnjëherë nuk u largua nga përpjekjet për përparimin e futbollit të Kosovës dhe futbollit shqiptar në trojet shqiptare.

Edhe me ardhjen në Gjermani ai nuk iu nda futbollit. Ishte aktivist dhe trajner në disa ekipe të futbollit.

FFSHGJ kishte nderin që ta ketë mysafir në disa gara për Kupën e Kosovës në Gjermani si dhe ne shpalljen e sportistëve më të mirë te vitit.

Hera e fundit ishte në vitin 2017, kur ishte mysafir i FFSHGJ edhe në ndeshjen miqësore ndërmjet seleksionit te FFSHGJ dhe seleksionit të shqiptareve te Holandës.

Kryesia e FFSHGJ në emër të klubeve shqiptare të futbollit në Gjermani shfaq dhembjen për ndarjen nga jeta te aktivistit te sportit Skënder Selmani duke u shpreh ngushëllime familjes Selmani, të gjithë të afërmeve dhe miqve të tij”, shpreh ngushëllime Kryesia e FFSHGJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat