Tottenhami, nuk e ka ndërmend t’i ofrojë ende kontratë të re

Futboll

Tottenhami, nuk e ka ndërmend t’i ofrojë ende kontratë të re

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:37
Tottenhami, nuk e ka ndërmend t’i ofrojë ende kontratë të re

Klubi anglez, Tottenhami, nuk e ka ndërmend t’i ofrojë ende kontratë të re sulmuesit të tyre, Harry Kane.

Tottenhami u përpoq t‘i ofrojë kontratë të re lojtarit në verën që lamë pas, por ai fillimisht kishte refuzuar për shkak të mundësisë për t’u transferuar te Manchester City.

Por, transferimi te City nuk arriti të ndodhë dhe lojtari vendosi që ta vazhdojë Tottenhamin.

Sipas asaj që raporton “The Athletic”, “Spurs” nuk do t’i ofrojnë ndonjë ofertë 28-vjecarit, pasi klubi po kërkon që iniciativën për rinovimin e kontratës të vijë nga ana e lojtarit.

Raporti shton se tani anglezi do të shohë se si do të përparojnë gjërat dhe vetëm atëherë do të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat