​Sot pritet të emërohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës

Futboll

​Sot pritet të emërohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 06:53
Foto ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 13:00 do të zhvillohet një konferencë për media.

Edhe pse në njoftimin e FFK-së nuk është bërë i ditur qëllimi i kësaj konference, ajo ka të bëjë me emërimin e trajnerit të ri të Kombëtares së Kosovës dhe emri që pritet të zyrtarizohet është francezi Alain Giresse.

Ai do të jetë pasues i zviceranit Bernard Challandes, i cili u shkarkua muaj më parë për shkak të rezultateve shumë të dobëta gjatë vitit 2021.

Trajneri në ardhje, Alain Giresse, në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të mëdha në nivel kombëtar. Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe së fundi edhe Tunisia janë ekipet kombëtare në të cilat ai ka ndërtuar karrierë dhe ka fituar përvojë.

Giresse po ashtu kishte drejtuar edhe dy ndër ekipet më të njohura franceze si PSG, Toulouse.

Dy sfidat e para për Giresen në krye të Kosovës do të jenë miqësoret e muajit mars ndaj Zvicrës dhe Burkina Fasos.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat