Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Futboll

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:12
Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 21-të në BKT Superligën e Kosovës.

Gjatë të mërkurës u zhvilluan tri ndeshje të xhiros së 21-të, ku rezultatet ishin të pritura.

Ballkani mposhti 3-0 Ulpianën, Drita fitoi 2-1 në udhëtim te Malisheva, ndërsa Llapi përfundoi 4-2 me Feronikelin.

Pas këtyre tri ndeshjeve, sot është radha e dy takimeve tjera, ku të dyja janë interesante dhe zhvillohet nga ora 13:00.

Në ndeshjen e parë, Drenica e pret Prishtinën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Takimi tjetër zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan, ku klubi me emrin e qytetit pret Dukagjinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat