Gjimshiti me Atalantën fitojnë bindshëm në konak të skuadrës greke

Futboll

Gjimshiti me Atalantën fitojnë bindshëm në konak të skuadrës greke

Nga: K. Goca Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 20:34
Gjimshiti me Atalantën fitojnë bindshëm në konak të skuadrës greke

Atalanta është kualifikuar në të tetën e finales së Europa League. Nuk pritej një Atalantë kaq “bombarduese” në stadiumin “Georgios Karaiskakis”.

Atalanta ngadhënjen me rezultat 3:0 ndaj Olympiacos-it.

Vendasit nuk i qëndruan presionit të skuadrës nga Bergamo.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, bëri paraqitje të mirë në fanellën e Atalantës. 

Futbollistët Maehle (40’) e Malinovsdky (67' e 69') shënuan për fitoren e thellë.

Skuadra italiane sfidën e parë e fitoi me 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 kualifikohet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat