Skuadra e njohur ruse pritet të përjashtohet sot nga Liga e Evropës

Futboll

Skuadra e njohur ruse pritet të përjashtohet sot nga Liga e Evropës

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 13:01
Ilustrim

Ndeshjet e fazës së 1/16-të të Europa League ndërmjet RB Leipzig dhe Spartak Moskës (10 dhe 17 mars) pritet të anulohen sot nga UEFA për shkak të luftës në Ukrainë, raporton mediumi gjerman “BILD”.

Kjo do të thotë se RB Leipzig do të kalojë direkt në çerekfinale (që do të luhet më 7 dhe 14 prill).

UEFA vendosi të dielën që Rusia nuk do të lejohet të luajë ndeshje ndërkombëtare në territorin e saj, por vetëm në një terren neutral. Rusët ndoshta e kishin planifikuar ndeshjen në shtëpi në Jerevan (Armeni) ose Baku (Azerbajxhan), megjithëse sipas gazetës gjermane ata përfundimisht do të eliminohen nga gara.

Këtë fundjavë, sipas “BILD”, tashmë kanë ndodhur lëvizjet e para. RB Leipzig pranoi se ata janë në bisedime intensive me UEFA-n për mënyrën se si do të vazhdojë në raundin e 1/16-të të Ligës së Evropës kundër Spartak Moskës dhe më në fund do të jetë sot dita kur organi të shpallë vendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat