Haaland vazhdon të ketë shqetësime, Dortmund në pritje për rikthimin e tij

Futboll

Haaland vazhdon të ketë shqetësime, Dortmund në pritje për rikthimin e tij

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:11
Haaland vazhdon të ketë shqetësime, Dortmund në pritje për rikthimin e tij

Erling Haaland u lëndua më 22 janar ndaj Hoffenheimit dhe akoma nuk është rikthyer nga lëndimi. Rikthimi i tij pritej më shpejt.

Ylli norvegjez Haaland vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta. Pas një lëndimi që mori më 22 janar, lojtari vazhdon të ketë probleme.

Ekipi i Borussia Dortmund kishin planifikuar se rikthimi i sulmuesit do ndodhte shumë shpejt por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Këtë e konfirmoi trajneri i ekipit gjerman. “Erling vazhdon të ketë probleme. Ai nuk duket mirë, nuk është i qetë”, ishin fjalët e Marco Rose.

Ai gjithashtu tha se i duhen edhe disa ditë të rikthehet pasi nuk duan të rrezikojnë me shëndetin e tij.

“Është një histori e paqartë. I duhen edhe disa ditë që ai të rikthehet. Ajo që ne nuk duam është të ngutemi me rikthimin e tij. Ne nuk duam të luajmë me shëndetin e tij”, tha trajneri.

Haaland ka gjithsej 87 ditë që është lënduar këtë sezon. Kjo është shqetësuese pasi është më shumë se dyfishi  lëndimeve të sezonit 20/21 në të cilin ai mungoi vetëm 36 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat