Chelsea nuk e ka vendosur ende të ardhmen e Armando Brojës

Futboll

Chelsea nuk e ka vendosur ende të ardhmen e Armando Brojës

Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:58
Chelsea nuk e ka vendosur ende të ardhmen e Armando Brojës

Chelsea nuk e ka vendosur ende të ardhmen e Armando Brojës dhe do të presë deri në verë për të parë se çfarë është më e mira në interesin e klubit.

Por, çdo ditë nuk mungojnë zërat për një rikthim të talentit shqiptar në “Stamford Bridge” në fund të sezonit, megjithatë as ata që e shohin larg skuadrës së Thomas Tuchelit sulmuesin 20-vjeçar.

Sipas “Evening Standard”, tekniku gjerman, pavarësisht se e vlerëson shumë atë që po bën Armando këtë sezon në Southempton, mund të detyrohet ta shesë atë në verë.

Madje, jo vetëm sulmuesin, por edhe produktin tjetër të akademisë së bluve, Faustino Anjorin. Chelsea po vlerëson vështirësitë financiare që i kanosen klubit pas sanksioneve me të cilat mund të përballet pronari i klubit, Roman Abramovich.

Tuchelit i është premtuar se ai do të mbështetet financiarisht në merkaton e verës, por një pjesë e këtij investimi do të mbulohet nga shitjet, në mënyrë që Tuchel të ketë mundësi të bëjë blerjet e tij.

Ai dëshiron një qendërmbrojtës dhe Kounde i Sevilles mbetet objektivi kryesor. Chelsea theu rekordin e transferimit të klubit kur bleu Romelu Lukakun në verë nga Interi për 97 milionë paund.

Por ky investim u bë vetëm pasi u arkëtuan mbi 100 milionë paund nga shitjet e Temy Abrahamit, Kurt Zumas dhe Fikajo Tomorit.

Abramovich u tërhoq nga drejtimi i klubit pas nisjes së luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe qarkullojnë zëra se për të shmangur sanksionet e mundshme që mund të jenë shkatërruese për financat e tij, nuk përjashtohet që ta shesë klubin. Vlera e Chelseat në merkato përflitet rreth 1.5 miliardë paund.

Në këtë moment delikat, manjati rus mendon se blutë duhet të nisin të vetëmenaxhohen më mirë. Dhe shitjet e Brojës dhe Anjorinit (talentit tjetër 20- vjeçar të bluve), mund të sjellin deri në 50 milionë paund në arkat e klubit sipas “Evening Standard”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat