Prestigjozja italiane shkruan për lojtarin e Shqipërisë

Futboll

Prestigjozja italiane shkruan për lojtarin e Shqipërisë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:59
Prestigjozja italiane shkruan për lojtarin e Shqipërisë

Milani ka hedhur vështrimin te Nedim Bajrami dhe mesfushori shqiptar ka shansin që t’i tregojë sesa vlen.

Kuqezinjtë po interesohen gjithmonë e më tepër për kartonin e këtij lojtari, teksa çmimi mbërrin në 10 milionë euro, të paktën për tani.

“Gazzetta.it” shkruan se në ndeshjen e fundjavës ku Milani do të përballet me Empolin, kuqezinjtë do ta kishin vështrimin pikërisht te…Nedim Bajrami.

 “Mban numrin 10 në fanellë si idhulli që ka, Zidan”, shkruhet nga media italiane.

Padyshim që një performancë e nivelit të lartë nga ana e mesfushorit në këtë takim do t’i jepte shtysë të madhe për transferim në merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat