Mediat italiane publikojnë listën e atyre që largohen nga Juventusi

Futboll

Mediat italiane publikojnë listën e atyre që largohen nga Juventusi

Më: 17 mars 2022 Në ora: 11:07
Mediat italiane publikojnë listën e atyre që largohen nga Juventusi

Disfata e radhës në Ligën e Kampioneve do të sjellë padyshim një revolucion te Juventusi.

Klubi bardhezi tashmë duket se do të pësojë ndryshime të mëdha, për t’i dhënë trajnerit Alegri një grup të ri ku ai të aplikojë idetë e tij.

E mërkura në Ligën e Kampioneve pritet të jetë e fundit me ngjyrat bardhezi për shumë lojtarë sipas mediave italiane.

Duke filluar nga Dibala, i cili pret një rinovim që nuk vjen, për të vazhduar me Morata dhe De Ligt, të sakrifikuar për çështje financiare.

Më pas janë Rabio, De Shiljo, Bernardeski, Kuadrado, Ken e Arthur, për të cilët nuk pritet të ketë rinovime kontratash apo do të sakrifikohen për të sjellë në vend të tyre lojtarë që bëjnë diferencën.

Ndërsa diskutimi për Alegrin për momentin do të shtyhet. Trajneri firmosi për katër vite dhe te Juventusi vazhdojnë të jenë të bindur se mund të kthejë ekipin përsëri në majë të paktën në Itali. Europa, dihet që është një histori tjetër…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat