E pamundur të zgjedhësh mes Kosovës dhe Zvicrës

Futboll

E pamundur të zgjedhësh mes Kosovës dhe Zvicrës

Nga: K.G. Më: 30 mars 2022 Në ora: 13:50
E pamundur të zgjidhet mes Kosovës dhe Zvicrës

E pamundur të zgjedhësh mes Kosovës dhe Zvicrës, është titulli i "Blick".

Takimi i parë në histori mes Kosovës dhe Zvicrës, solli edhe emocione të mëdha mes spektatorëve në stadiumin “Letzigrund” të Zvicrës.

Për të pozuar për një foto, Elvis kujdeset që të duket qartë flamurit zviceran, të cilin e mban mbi supe. Pranë tij janë bashkëshortja dhe tre vajzat, të cilat po ashtu kanë ardhur në Letzigrund me ngjyrat e Zvicrës dhe Kosovës, shkruan media zvicerane "Blick".

Ndërkohë më e vogla Jona është krenare për fanellën e kombëtares, e cila ka numrin 10 të kapitenit Granit Xhakës.

 “Ne vijmë nga Hergiswil në kantonin Nidwalden, si skiatori Marco Odermatt”, shpjegon familja para se të shpërthejë në të qeshura. “Kjo lojë është dyfishtë e veçantë për ne.

Është e pamundur të zgjedhësh mes Kosovës dhe Zvicrës. Prandaj i mbështesim të dyja”, përmbledh me krenari vajza e vogël Xhesika.

Ashtu si motrat e saj, ajo ka lindur në vendin që i mori prindërit e saj "tridhjetë vjet më parë". “Si kosovar me origjinë jam shumë i kënaqur që Granit Xhaka sonte feston ndeshjen e 100-të ndërkombëtare për Zvicrën”, thotë familjari. “Është një simbol i bukur”.

 “Kryesorja është festivali i futbollit”.

Nedj është një elektricist në rajonin e Lozanës. Këtë të martë ai mori një ditë pushimi për të ardhur në Cyrih. Ai pozon me shallin e tij dyngjyrësh.

 “Nuk doja ta humbisja për asgjë në botë”, shpjegon ai, i cili erdhi në Zvicër. Emocioni mbizotërues është krenaria.

“Ne festojmë miqësinë mes dy popujve tanë. Me Xhakën dhe Shaqirin, Kosova është e përfaqësuar mirë edhe në kombëtaren e Zvicrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat