Partizani - Vllaznia, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Partizani - Vllaznia, publikohen formacionet zyrtare

Më: 31 mars 2022 Në ora: 17:19
Partizani - Vllaznia, publikohen formacionet zyrtare

Partizani dhe Vllaznia përballen në “Elbasan Arena” në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, një kompeticion të cilin të dy skuadrat duan ta fitojnë jo vetëm për të shpëtuar sezonin, por edhe për të siguruar një biletë për në kompeticionet europiane.

Trajneri Dritan Mehmeti ka preferuar rreshtimin 4-3-1-2, me Kallakun pas dyshes Skuka-Stenio Junior, ndërsa Elvis Plori “fërkon duart”, pasi i rikthehen në formacion titullarë si Jonuzi, Latifi e Da Silva.

Formacionet zyrtare:

Partizani (4-3-1-2): Hoxhaj; Marku, Belica, Bitri, Sota; Matondo, Murataj, Mala; Kallaku; Skuka, Stenio Junior.

Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic; Kruja, Adili, Diagne, Hakaj; Jonuzi, Krymi; Latifi, Da Silva, Hoxhaj; Aralica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat