Shiu i madh rëndoi fushën, kështu u bë gati terreni për derbin shqiptar në Maqedoninë e Veriut 

Futboll

Shiu i madh rëndoi fushën, kështu u bë gati terreni për derbin shqiptar në Maqedoninë e Veriut 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2022 Në ora: 16:46
Shiu i madh rëndoi fushën, kështu u bë gati terreni për derbin shqiptar në Maqedoninë e Veriut 

Sot në orët e mëngjesit në Maqedoninë e Veriut, ka rënë një shi i madh duke e vështirësuar tejmase fushën e futbollit edhe në fshatin Vrapçisht!

Përkundër se fusha u rëndua tepër, vendasit me vetëmohim të pashoq e bënë gati fushën për derbin shqiptar mes Besës dhe Korabit, ndeshje e vlefshme e Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut, Grupi i Perëndimit.

Punëtorët punuan me vetëmohim të pashoq duke e pastruar nga uji dhe në një formë e aftësuan fushën, ku po zhvillohet ndeshja.

Image

Një shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë se si luftohet për të mirëmbajtur terrenin dhe aftësuar për ndeshjen në rrethana të tilla. 

Image

Fotot për gazetën “Bota sot” i ka dërguar Safet Ademi, gazetar i mirënjohur dhe veprimtar i shquar i futbollit e në përgjithësi sportit në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat