Arsenali pëson humbje të thellë nga Crystal Palace

Futboll

Arsenali pëson humbje të thellë nga Crystal Palace

Më: 4 prill 2022 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Arsenali ka pësuar humbje në udhëtim te Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Selhurst Park” ka përfunduar me rezultatin 3:0.

Jean-Philippe Mateta (16’), Jordan Ayew (24’) dhe Wilfried Zaha (74’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Arsenali mbetet me 54 pikë dhe renditet i pesti në tabelë, me pikë të njëjta me Tottenhamin që është i katërti. Vlen të theksohet se “Topçinjtë” kanë një ndeshje më pak.

Kurse, Crystal Palace pas kësaj fitore ka 37 pikë në pozitën e nëntë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat