Ekipi i njohur anglez të dielën mund ta sigurojë rikthimin në Premier Leagu

Futboll

Ekipi i njohur anglez të dielën mund ta sigurojë rikthimin në Premier Leagu

Më: 7 prill 2022 Në ora: 18:14
Ekipi i njohur anglez të dielën mund ta sigurojë rikthimin në Premier Leagu

Ekipi anglez, Fulham ka treguar performanca fantastike këtë edicion në Championship.

Ata janë duke kryesuar renditjen tabelare me 83 pikë, 11 më shumë se Bournemouth dhe 17 më shumë se Huddersfield.

Dy ekipet e para promovohen direkt në Premierligë, kurse ekipi i tretë do të përcaktohet mes katër ekipeve që renditen në pozitat 3, 4, 5 dhe 6.

Fulham pas 39 ndeshjeve ka 25 fitore, tetë barazime dhe gjashtë humbje.

Ata mund ta sigurojnë promovimin në Premierligë të dielën, kur përballen me Coventryn.

Në rast fitoreje, Fulham matematikisht do ta siguronte rikthimin, një sezon pasi ra nga elita e futbollit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat