Mehmeti: Mora një skuadër të rënë psikologjikisht

Futboll

Mehmeti: Mora një skuadër të rënë psikologjikisht

Më: 13 prill 2022 Në ora: 20:59
Mehmeti: Mora një skuadër të rënë psikologjikisht

Pas disfatës nga pika e bardhë e penalltive ndaj Vllaznisë dhe humbjes së shansit për të luajtur në finalen e Kupës së Shqipërisë, trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se Skuka që gaboi penalltinë, është nga më të mirët kur vjen puna te goditjet nga 11-metra ndërsa shtoi se në janar mori një skuadër të rënë psikologjikisht dhe kjo nuk është e lehtë.

Nornalisht që ka zhgënjim sepse ashtu si e nisëm lojën, me dy tre kundërsulme mund ta mbyllnim ndeshjen. Skuka duhej të tregohej me altruist në një moment, kur je në avantazh këto situata duhen menaxhuar më mirë. Megjithatë, skuadra është paraqitur mirë, por këto në një ndeshje gjysmëfinale këto kthehen në disfavor. Penalltitë janë fat dhe gjendje emocionale, Skuka është nga më të mirët te penalltitë. Por, është edhe fat”.

Ndikon kjo ndeshje tek kampionati? “Nuk kemi arsye pse të biem psikologjikisht, jemi në garë, ka edhe tetë ndeshje. Për momentin ndihem keq por futbolli është i paparashikueshëm”.

Egoizmi i Skukës, nuk është hera e parë- “Duke pasur parasysh një lojtar si Skuka që është i ri dhe për herë të parë në Superiore, është pak e vështirë të ndryshojë se ashtu është mësuar. Duhet të sinkronizohet me skuadrën, edhe Kallaku dihej të ishte më altruist. Nuk është e lehtë të marrësh një skuadër të rënë psikologjikisht dhe të arrish deri këtu. Nuk është e lehtë të bësh skuadër në janar.

Punoj me Skukën individualisht dhe trajneri ka për detyrë t’i çoj deri në 20 metrat e fundit, pasi lojtarët interpretojnë në mënyra të ndryshme dhe në kaq pak kohë është e vështirë”, u shpreh Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat