Menjëherë pas aksidentit, Fernandes i mbajti stërvitjet – Rangnick konfirmon se askush nuk u lëndua

Futboll

Menjëherë pas aksidentit, Fernandes i mbajti stërvitjet – Rangnick konfirmon se askush nuk u lëndua

Më: 18 prill 2022 Në ora: 19:19
Bruno Fernandes

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, është përfshirë në një aksident komunikacioni të hënën, por ka arritur të shmangë lëndimet serioze.

Menjëherë pas aksidentit me Porsche, portugezi ka qenë në gjendje që të stërvitet me bashkëlojtarët e tij, ashtu që pritet të luajë në derbin e të martës kundër Liverpoolit në Ligën Premier.

Trajneri i Djajve të Kuq, Ralf Rangnick, e ka konfirmuar aksidentin në konferencën për shtyp duke treguar se kishte ndodhur derisa lojtari po shkonte në stërvitje.

“Po, ai është stërvitur me skuadrën. Aksidenti ka ndodhur rrugës për në Carrington. Me sa e di unë, askush nuk është lënduar.

“Ai është stërvitur me ekipin dhe ka qenë në rregull”, ka deklaruar Rangnick në konferencën e stome (e hënë) për shtyp.

Trajneri shpreson ta ketë në dispozicion 27-vjeçarin në Anfield, pasi ka mungesa të shumta, si Fred, Scott McTominay, Raphael Varane e Edinson Cavani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat