Dramë në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër, Arsenali fiton derbin me rezultat 4:2 ndaj Chelseat, në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së 25-të në Premier League.
Të dy ekipet dhanë maksimumin, por “Topçinjtë” dolën me të suksesshëm.
Futbollisti Granit Xhaka, tregoi angazhim në radhët e Arsenalit, duke iu gëzuar këtij trepikëshit në luftë për vend të katërt.
Xhaka si zakonisht titullar, luftarak i madh në fushë.
Për Arsenalin shënuan Nketiah (13' e 57'), Smith Rowe (27'), Saka (90+2’ – nga penalltia) dhe për Chelsean Werner (17') e Azpilicueta (32'). Chelsea zë vendin e tretë me 62 pikë e Arsenali është i 5-ti me 57 sosh.