Rugova: Fatkeqësisht, asnjë fushë në shfrytëzim...

Futboll

Rugova: Fatkeqësisht, asnjë fushë në shfrytëzim...

Nga: K.G. Më: 22 prill 2022 Në ora: 17:00
Rugova: Fatkeqësisht, asnjë fushë në shrytëzim...

Drejtori i drejtorisë së sporteve të Prishtinës, Granit Rugova, ka vizituar KFF EP-COM dhe ka shprehur brengën e tij, se Hajvalia ka tri klube, asnjë fushë në shrytëzim të saj.  

“Hajvalia ka tri klube të futbollit, por, fatkeqësisht, asnjë fushë në shfrytëzim të saj. Pa dashur që të futem në historiatin e këtij problemi, se pse ka ndodhë dhe faji i kujt është, ne kemi shikuar nga e ardhmja dhe kemi vepruar për të bërë zgjidhje për këto klube. 

Për t’ua dhënë lajmin e mirë se si Komuna e Prishtinës tashmë kemi ndarë lokacionin për të ndërtuar fushën e re, sot vizitova klubin e femrave të kësaj lagje, KFF EP-COM, të cilët janë lider të Superligës së Kosovës në futboll. Është për keqardhje që një klub me një organizim të tillë dhe investim kaq të madh, duke pasur brenda tij shumë futbolliste të kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë, nuk luan dhe nuk stërvitë në lagjen e saj. 

Nesër, KFF EP-COM mund të jetë përfaqësuese e Kosovës në Ligën e Kampionëve, prandaj, përveç se të ndihemi krenarë me ta, e kemi për obligim që të bëjmë edhe zgjidhje për problemet e tyre dhe t’u krijojmë kushte më të mira për punë. 

Klubet e femrave në Komunën tonë do të kenë një vëmendje të posaçme gjatë kësaj periudhe, në të gjitha format dhe mundësitë që do t’i kemi në dispozicion si Drejtori për Sport. Do t’i mbështesim, ndihmojmë dhe zhvillojmë si asnjëherë më parë. 

Shpejtë, në lokacionin e ndarë, në bashkëpunim me të gjithë akterët relevantë, përfshirë Federatën e Futbollit të Kosovës, do diskutojmë për nisjen e punimeve që fusha e re të ndërtohet sa më parë. KFF EP COM , KF Shkëndija  dhe FC Hajvalia 2020 meritojnë të kenë një hapësirë të cilën do ta kenë në shfrytëzim vazhdimisht, posaçërisht gjeneratat e reja të kësaj lagjeje nga të cilat presim shumë.

Si Drejtor për Sport në Komunën e Prishtinës, e kam thënë, do ta ripërsërisë dhe do t’i mbetem besnik secilit zotim deri në fund të mandatit, se investimi në sportin e Prishtinës për t’ia kthyer dinjitetin qytetit tonë do të jetë i vazhdueshëm dhe këmbëngulës – në secilin klub, lagje e fshat”, ka shkruar Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat