Djali i Maradonës: Messi më i miri mes njerëzve

Futboll

Djali i Maradonës: Messi më i miri mes njerëzve

Më: 23 prill 2022 Në ora: 13:23
Djali i Maradonës: Messi më i miri mes njerëzve

“Messi është më i miri i kohës së tij, ndërsa babai im ishte më i miri në histori. Askush nuk mund të krahasohet me atë. Messi është më i miri në historinë njerëzore. Babai im nuk ishte njeri, ky është ndryshimi”. Teskti dhe dhe muzika nga Diego Maradona Junior…

Duke folur në një transmetim radiofonik argjentinas, djali i “Pibe de oro” nuk kishte dyshime se cili mes Maradonës dhe Messit është më i miri në histori.

Në intervistë, djaloshi 35-vjeçar i “Dorës së Zotit” rrëfeu se e ka falur të atin dhe tregon se vetë Maradona i ka kërkuar falje, që nuk e ka njohur si djalë legjitim.

Vitet e fundit, marrëdhënia mes të dyve ishte konsoliduar dhe forcuar deri në atë pikë sa u shndërrua në lidhje unike. Në këtë kuptim, Maradona Junior i vjen keq që fëmija i tij i dytë nuk mundi ta takonte gjyshin dhe se nuk mundi të ndajë momente të jetës familjare me të.

Së fundi, i prekur, ai nënvizoi thellësinë morale të babait të tij: “Shpresoj që një ditë të kem mundësinë të jem një baba i madh siç ishte Diego kur më njohu mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat