Mourinho do të rikthehet edhe një herë tjetër në “San Siro”

Futboll

Mourinho do të rikthehet edhe një herë tjetër në “San Siro”

Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:17
Mourinho do të rikthehet edhe një herë tjetër në “San Siro”

Jose Mourinho do të rikthehet edhe një herë tjetër në “San Siro” si kundërshtar gjatë këtij sezoni, pas çerekfinales së Kupës së Italisë, që edhe pse e pa të dilte kokulur pas humbjes 2-0, në të cilën zbriti për herë të parë në këtë stadium në drejtimin e një tjetër skuadre, përballë Interit “të tij”.

“Speciali” ka ngelur i tillë për Interin dhe tifozët që nga ajo tripletë e 2010-ës, kur në stolin e zikaltërve sillte në Milano trofeun e kampionatit, Kupës së Italisë dhe Champions League, duke shënuar me germa të arta emrin në historinë e klubit milanez.

Sot ama, portugezi në timonin e Romës do të jetë rival i pamëshirshëm për 90 minuta duke tentuar të jetë ai që jo vetëm do t’i vendosë stërkëmbëshin vendësve në rrugën e tyre drejt titullit, por edhe do të provojë të kapë Juventusin në vendin e katërt, të paktën për sa kohë matematika ia lejon.

Por ndërsa planet e Murinjos vërtiten rreth përgatitjeve për të marrë tri pikët, humbja e mundshme do të sillte një ndjenjë të paprovuar më parë për trajnerin.

Asnjëherë Murinjo nuk është mposhtur nga e njëjta skuadër në të gjitha ndeshjet që ka luajtur me të brenda sezonit zyrtar. Pas humbjes së fazës së parë dhe asaj në Kupë, Interi rrezikon të bëhet i pari ndaj të cilit Murinjo nuk merr asnjë përgjatë një sezoni. E për ta zgjeruar tablonë te dueli mes dy ekipeve, statistikat që ndajnë mes tyre janë të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat