Dukagjini i falet Altin Merlakut! Gjilani minimizon gjasat për titull

Futboll

Dukagjini i falet Altin Merlakut! Gjilani minimizon gjasat për titull

Nga: K. Goca Më: 24 prill 2022 Në ora: 14:19
Dukagjini i falet Altin Merlakut! Gjilani minimizon gjasat për titull

Altin Merlaku është trim i fitores së Dukagjinit të Klinës, me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit. 

Merlaku vulosi gjithçka në 45 minutat e parë të sfidës. 

Kapiteni Merlaku ishte në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar në minutën e 33-të e 36-të.  

Një fitore shumë e rëndësishme për klinasit me shpresë se do të ikin edhe nga zona e barazhit, ndërsa Gjilani i Ismet Munishit, minimizon shumë gjasat pr titullin e kampionit.

Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka një mijë e një arsye, t'i gëzohet kësaj fitore ndaj një Gjilanit të fortë. 

Pas javës së 30-të në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani kryeson me 64 pikë, pasojnë Drita 55, Gjilani 55, ndërsa Dukagjini është në vend të tetë me 36 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat