Jorginho humb penallti, por Chelsa nderohet nga një amerikan

Futboll

Jorginho humb penallti, por Chelsa nderohet nga një amerikan

Më: 24 prill 2022 Në ora: 17:34
Jorginho humb penallti, por Chelsa nderohet nga një amerikan

Chelsea është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj West Hamit, në “Stamford Bridge”, aty ku pak ditë më parë humbi derbin ndaj Arsenalit.

Londinezët vuajtën jo pak edhe në këtë derbi, teksa zgjidhja erdhi vetëm në minutën e 90’, me amerikanin Pulisic, që ia doli të dërgojë topin në rrjetë e t’i japë tre pikët Chelsea-t, që blindon pozitat në vendin e tretë.

Vlen të theksohet se në minutën e 86’ West Ham mbeti me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq ndaj Dawson, që shkaktoi penallti, por nga pika e bardhë gaboi italiani Jorginho, i cili konfirmoi momentin e vështirë që po kalon këtë sezon.

Ka lënë pas krahëve humbjen edhe Soputhampton, që mori një pikë në transfertën ndaj Brighton, falë barazimit 2-2. “Shenjtorët” e nisën sfidën pa Armando Brojën dhe shumë shpejt e panë veten në disavantazh të dy golave, por kapiteni Ward-Prowse shënoi dy herë duke u dhënë një pikë.

Sulmuesi 21-vjeçar shqiptar u aktivizua në minutën e 79’, por pa arritur të lërë gjurmë në ato pak çaste që qëndroi në fushën e lojës. Sfida tjetër e Premier League, ajo mes Burnley dhe Wolves, përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve, që dalin nga zona e rënies dhe parakalojnë Evertonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat