Antonio Conte dhe PSG-ja kanë hyrë në një fazë intensive të bisedimeve

Futboll

Antonio Conte dhe PSG-ja kanë hyrë në një fazë intensive të bisedimeve

Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:07
Antonio Conte dhe PSG-ja kanë hyrë në një fazë intensive të bisedimeve

Antonio Conte dhe PSG-ja kanë hyrë në një fazë intensive të bisedimeve mes tyre, duke qenë se jo vetëm të gjitha mediat në Europë po flasin për këtë, por sidomos për faktin se nga asnjëra prej palëve nuk ka ardhur një përgënjeshtrim.

Madje, duke u bazuar në faktet e grumbulluara nga “RMC Radio”, ky burim garanton se jo vetëm “Gjenerali i hekurt” është shumë i interesuar për pozicionin, por menaxheri i tij dje u ka deleguar drejtuesve francezë edhe dy kushtet bazë të tij për të lënë Totenhemin.

I pari është ai i dyfishimit të pagës, 30 milionë euro në sezon që do ta bënte trajnerin më të paguar në botë, dyfishimi i asaj aktuale që përfiton në Londër (13 milionë sterlina ose 15 milionë euro).

Ndërkohë, kushti i dytë dhe jo më pak i rëndësishëm është ai kontrollimit të merkatos, i vetëm ose duke i sjellë në Paris një drejtor sportiv të besuar, ku emri i përzgjedhur është ai i mikut të tij të ngushtë, Xhanluka Petraki (aktualisht drejtori sportiv i Torinos).

Por nëse këta janë dy faktorët kryesorë, lista me kërkesa vazhdon edhe me disa të tjera, si për shembull edhe një ekspert të mirëmbajtjes së rrjeteve sociale, duke parë fuqinë e tyre të sotme.

Ky person do të ketë sidomos edhe të drejtën që të kontrollojë dhe të limitojë edhe përdorimin e “Instagramit” dhe platformave të tjera nga ana e futbollistëve të PSG-së, duke parë së fundmi edhe skandalin që i ndodhi Mauro Ikardit.

Të gjitha këto kërkesa në Paris kanë nisur t’i vlerësojnë dhe të punojnë rreth tyre, ndërkohë që nga ana tjetër, Totenhemi gjithashtu po vihet në lëvizje, për të nisur bisedimet me Mauricio Poçetinon, trajnerin aktual të PSGsë, për ta rikthyer atë në Londër dhe për të kompletuar rokadën me Antonio Konten në stol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat